Aktualitet

Gjithmonë PS! Si u ndanë votat në Durrës në 2019, Dako 3 mandate rresht, përballja me Dumën

7 Mars 2022, 15:23 Nga DOSJA
Gjithmonë PS! Si u ndanë votat në Durrës në 2019, Dako

DURRËS– Partia Socialiste ka fituar edhe Durrësin! Kandidatja e PS, Emiriana Sako numëron 39.090 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota. I fundit u rendit Luan Hoti, kandidati i Partisë Demokratike me 8029 vota.

Por si ka qenë situata në Durrës në vitin 2019?

Në vitin 2019, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit drejtimin e bashkisë e rimori Partia Socialiste me të vetmen kandidate në garë, Valbona Sako. Në këto zgjedhje votuan 35 mijë e 62 qytetarë, 13.94% e personave që kishin të drejtë vote. 33 mijë e 112 vota, 87.13 % shkuan për Sakon.

Po në vitin 2015?

Kandidati i Partisë Socialiste Vangjush Dako kishte përballë Grida Dumën e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje morën pjesë afro 100 mijë persona. Për dakon shkuan 56 mijë e 4 vota, 56.98 %, ndërsa për Dumën 42 mijë e 284 vota, 43.02%.

LAJM KRYESOR:LV-NUMËRIMI/PS merr Vorën,Lushnjen,Rrogozhinën,Durrësin e Dibrën,Spahia kryeson në Shkodër

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardian muka emirjana sako luan hoti vangjush dako zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka emirjana sako luan hoti vangjush dako zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll