Aktualitet

VD-Komisioni Het. i Inc./Miratohet raporti i mazhorancës, Tabaku: Opozita do e çojë në SPAK

7 Mars 2022, 12:36 Nga DOSJA
VD-Komisioni Het. i Inc./Miratohet raporti i mazhorancës, Tabaku: Opozita

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët prezantoi ditën e sotme dy raportet përfundimtare për hetimet. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku prezantoi raportin prej 120 faqesh.

Në përfundim u miratua raporti i mazhorancës dhe u rrëzua ai i paraqitur nga opozita. Ky raport do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të prezantohet dhe të miratohet. Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku tha se raporti i nxjerrë nga opozita do të dërgohet në SPAK për hetimet e mëtejshme.


DEKLARATA E TABAKUT:

“Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore: Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionare. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri. Në qendër të skemës janë disa kompani private, të përfaqësuara nga një grup i vogël personash me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, të cilat kanë përfituar kontrata koncensionare, nëpërmjet veprimeve anti-ligjore të zyrtarëve më të lartë shqiptarë. Disa prej këtyre zyrtarëve, siç ka rezultuar nga të dhënat e siguruara, rezultojnë që janë lidhje shoqërore e miqësore me personazhet-biznesmenë, përfitues të “aferës së inceneratorëve”. Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur as kapacitetete financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve, vlera operacionale e të cilave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, pa përfshirë përfitimet e tjera nga shërbimi i depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane, prodhimin dhe shitjen e energjisë si dhe depozitimin e dherave të sigurara si një monopol përmes veprimeve dhe mosveprimeve të qeverisë qendroe dhe asaj lokale”, tha Tabaku.

Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 430 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Inceneratorët/ Raporti i PS, Felaj: Deri në 2013-ën situata ishte katastrofike për mbetjet

Inceneratorët/ Tabaku: Afera u mbështet në dy shtylla kryesore

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni hetimor per inceneratoret komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll