Aktualitet

‘S’kam humbur asnjë zgjedhje’/5 rastet që Basha i ka harruar,dështimet që nga 2015 deri sot

7 Mars 2022, 12:44 Nga DOSJA
‘S’kam humbur asnjë zgjedhje’/5 rastet që Basha i ka

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka justifikuar me pjesëmarrjen e ulët në votime humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Pas një takimi të stisur, “gjasme” për ditën e 7 marsit, Basha doli nga lokali ku ndodhej vetëm për të folur para mediave. Më pas u fut sërish brenda për të vijuar me diskutimet. Megjithatë aq kohë sa ishte jashtë tha “perla” që do të jenë të paharrueshme për një kohë të gjatë. Me zë të plotë, duke i parë të gjithë në sy, kryedemokrati pretendon se nuk ka humbur asnjë zgjedhje në jetën e tij. Asnjë ballafaqim me kundërshtarin! Asnjëherë! Mos kërkoni ta konfirmoni në videon e mëposhtme sepse e ka thënë vërtetë.


“Mos kapërceni në konkluzione, dëgjoni analizën. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka për të mos qenë peng i regjimit. PD nuk është pronë personale. As e imja. Propagandës dua t’i them se nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur gjithmonë me masakra,”-tha në fjalën e tij kryedemokrati.

Por për të rifreskuar pak kujtesën, Dosja.al ka përgatitur një artikull ku renditen të gjitha zgjedhjet që Basha nuk është zgjedhur nga qytetarët, edhe pse vetë pretendon të kundërtën.

2015- Zgjedhjet lokale

Me 32% pjesëmarrje, kandidatët e koalicionit të majtë (Aleanca për Shqipërinë Europiane) kanë fituar me 53.4 % të votave në shkallë vendi me 835,171 vota. Kandidatët e koalicionit i djathtë (Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet) kanë fituar në të gjithë vendin 42.66% me 667,182 vota; kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi ka fituar 1.02% në shkallë vendi ose 16,028 vota, ndërsa kandidatët e Partisë për të Drejtat e Njeriut (PDBNJ) e mbyllën me 0.56% ose ndryshe me 8,772 vota. Në këto zgjedhje që Basha “fitoi”, mori vetëm 15 bashki nga 61 gjithsej, pjesë tjetër nga PS e Edi Ramës dhe një nga Partia minoritare Mega.

2017- Zgjedhjet e përgjithshme

Në votimet që i siguruan kryeministrit Edi Rama mandatin e dytë votuan vetëm 46.77% e qytetarëve meqë Basha e ka me merak pjesëmarrjen. Në këto zgjedhje, Rama mori 74 mandate nga 764.791; ndërsa Basha vetëm 43, mandate të nxjerra 456.481 vota. Akoma më pak nga 667,182 që kishte siguruar vetëm 2 vite më parë. Rënie e fortë në vota që Basha ia faturoi “bandave dhe administratës”.

2019-Zgjedhjet lokale

Me vetëvendosjen e tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk mori pjesë farë në zgjedhje duke lënë që maxhoranca të fitonte të gjitha bashkitë që donte. Megjithatë edhe këtë process Basha e pa si fitore, duke vënë theksin tek pjesëmarrja 21.6%, e cila në fund u përkthye në 771.863 vota. Partia Socialiste merrte kontrollin e gjithë vendin, edhe pa diferencë të madhe në numrat e elektoratit, por kryedemokrati e shihte si fitore, e mjaftohej duke përmendur termin “zgjedhje moniste”. Ndërkohë që dëmi i bëhej opozitës që përveç humbjes së bashkive, do të futej në zgjedhjet parlamentare e patestuar.

2021- Zgjedhjet parlamentare

Më 25 prill të vitit që lamë pas, 46.29% e shqiptarëve me të drejtë votimi i dhanë 768 mijë vota Partisë Socialiste, përkthyer ndryshe 74 ulëse në Kuvend. Ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë u mjaftua me 622,265 duke marrë vetëm 59 mandate. Duke përllogaritur rezultatin e marrë në vitin 2017, PD ka rritje në vota, por jo mjaftueshëm për të përmbysur PS-në. Këta të fundit në mënyrë konstante mbajnë thuajse të njëjtin numër votash, çka tregon një qëndrueshmëri në elektoratin mavi, por paaftësi për të “rrëmbyer” të pavendosurit. E këtë nuk e ka bërë as PD për të sjellë kështu rotacionin politik.

2022- Zgjedhjet e pjesshme lokale

Edhe pse doli vetë në fushatë, sërish kryedemokrati Lulzim Basha nuk e la dot pas liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sot, foli për u ankua për pjesëmarrjen e ulët, a thua se nuk ishte e njëjta për të gjithë. Edhe kandidatët e Berishës morën vota nga ata 29.63% qytetarë që votuan. Megjthatë Shkodrën e morën, e siguruan vota në bashkitë e tjera duke bërë që PD arritjen më të mirë ta kishte vendin e dytë në Rrogozhinë.

E njëjta përqindje ishte për të gjithë në të gjithë bashkitë? Nëse paska qenë problem, pse nuk foli elektorati dhe mbështetësit e PD dje për të votuar? Pse nuk i nxorri Basha? Megjithatë, meqë tha se nuk kishte humbur kurrë, ky artikull mund t’i rifreskojë pak kujdesën, e të paktën të pranojë humbjen njëherë në jetë. Por mesa duket humb gjithmonë PD-ja, Basha jo…as kur garon kundër vetes!

(k.m.f.g./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll