Politike

Balla kërkon të kalohet në votim, Alibeaj: OK. Berisha: Absurde, dha urdhër ai që ia mbathi

7 Mars 2022, 17:05 Nga DOSJA
Balla kërkon të kalohet në votim, Alibeaj: OK. Berisha: Absurde,

TIRANË– Debat i fortë në Kuvend! Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që sot në seancën e Kuvendit të mos ketë debate por të kalohet direkt në votimin e rezolutës për dënimin e agresionit rus dhe në mëbshtetje të Ukrainës. Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja ra dakort, por jo të tjetër. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo gjë do të thotë që të mos ketë parlamentarizëm. Të njëjtën gjë shtoi dhe Tritan Shehu e Mesila Doda.


Pjesë nga debati mes tyre:

Taulant Balla: Mendoj ta kufizojmë debatin dhe të kalojmë direkt në votim, kërkoj që të japin mendimin e tyre dhe kryetarët e grupeve të tjera parlamentare.

Sali Berisha: Është absurde, është totalisht absurde, nuk mund të ndodhë kjo, si mund të hiqet parlamentarizmi

Enkelejd Alibeaj: Unë jam dakort. Leskaj dëshuiron të flasë dhe më pas mund të kalojmë në votim

Tritan Shehu: Deputetët japin emrat në sekretari kur duan të flasin, kryetarët të rrinë të qetë sepse nuk ka lidhje, kemi dorëzuar emrin në sekretari siç thotë rregullorja dhe të vijojmë me diskutimet. Kjo do të thotë që të mos ketë parlamentarizëm në Shqipëri? Kush është ky kryetar grupi që vendos kush do të flasë e kush jo? Unë i di shumë mirë marrëveshjet, gjoja është bashkëpunim…Fjalën s’na e ndërpret dot askush.

Mesila Doda: Askush të mos e mendojë të heqë kohën e të folurit për grupin tim parlamentar.

Sali Berisha: Ky është një urdhër i atij që la t-Shirtin dhe ia mbathi…

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Kuvendi dënon agresionin rus, pritet miratimi i rezolutës për Ukrainën (THIRRJET)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 7 mars 2022 seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 15:23

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës!

SHKODËR– Bardh Spahia është kryebashkiak i Shkodrës. Numërimi i 250 kutive të votimit ka bërë që Spahia të shpallet fitues duke lënë pas kandidaten e...