Bota

Kryeministri italian thirrje BE-së për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë

7 Mars 2022, 13:09 Nga DOSJA
Kryeministri italian thirrje BE-së për shtimin e sanksioneve ndaj

LONDËR- Kryeministri i Italisë u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të veprojnë me sanksione të shpejta kundër individëve dhe kompanive ruse pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës.

“Dhe tani ne duhet të veprojmë, të gjithë ne, me shpejtësi në këtë pikë,”- tha Mario Draghi në Bruksel përpara një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas Guardian, të shtunën, qeveria italiane tha se policia sekuestroi vila dhe jahte me vlerë 143 milionë euro nga pesë rusë të profilit të lartë, të cilët ishin vendosur në listat e sanksioneve.

Në komente të veçanta pas takimit me Von der Leyen, Draghi tha se Italia, Franca dhe Gjermania po zbatonin me shpejtësi sanksionet kundër oligarkëve rusë, ndërsa “të tjerët më pak”. Ai nuk dha detaje të tjera, raportoi Reuters.

“Ne nuk përjashtojmë më shumë sanksione, por nuk e diskutuam këtë me Von der Leyen,” tha Draghi.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kryeministri i ri i italisë mario draghi lufta ukraine-rusi ursula von der leyen kryeministri i ri i italisë mario draghi lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll