Bota

‘Nuk mund të paguajmë naftën me gjakun e Ukrainës’, Lituania kërkon embargo ndaj Rusisë

7 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
‘Nuk mund të paguajmë naftën me gjakun e

LITUANI– Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj shitjeve të energjisë nga ana e Rusisë.

Sipas BBC, Landsbergis e dha këtë deklaratë gjatë një takimi të përbashkët me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Vilnius.

“Burimet e energjisë që ne importojmë paguajnë për operacionin ushtarak rus. “Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e Ukrainës”- tha Landsbergis.

Kryeministri italian, Mario Draghi po takohet me shefen e BE-së Ursula Von der Leyen në Bruksel për të diskutuar varësinë aktuale të Italisë nga energjia ruse dhe çfarë mund të bëhet për të diversifikuar furnizimin aktual me energji të Italisë.

Italia dhe Gjermania janë ndër vendet evropiane që do të ndikoheshin më shumë nga kufizimet e importit të naftës ruse.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gabrielius landsbergis lufta ukraine-rusi rritet cmimi i naftes gabrielius landsbergis lufta ukraine-rusi rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll