Bota

Që pushtimi të përfundojë! Ja kushtet që Rusia ka për Ukrainën

7 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
Që pushtimi të përfundojë! Ja kushtet që Rusia ka

RUSI- Ndërsa bisedimet do të fillojnë mes negociatorëve rusë dhe ukrainas, një zëdhënës i Kremlinit ka një paralajmërim për Ukrainën. CNN shkruan që sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peshkov  ka thënë se do të vazhdojnë me sulmet në Ukrainë nëse ata plotësojnë kërkesat që Kremlini ka vendosur.

Një nga kërkesat që Rusia i ka vendosur Ukrainës është të tërheqë ofertën që NATO i ka bërë Ukrainës për të qenë pjesë e saj. Gjithashtu Rusia ka kërkuar nga Ukraina të njohë si shtete të pavarura Republikat autonome të Donetskut dhe Luhanskut të cilat ndodhen në Ukrainën lindore dhe të njohë Krimenë si territor rus. Kremlini tha se sulmet do të ndalonin menjëherë nëse këto kërkesa plotësoheshin nga apala kundërshtare.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll