Bota

Bashkimi Europian pret pesë milionë refugjatë ukrainas

7 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
Bashkimi Europian pret pesë milionë refugjatë ukrainas

BASHKIMI EUROPIAN- Ndërkohë që lufta vazhdon në Ukrainë BE-ja ka vlerësuar se pesë milionë refugjatë mund të kalojnë kufirin nëse bombardimet ruse vazhdojnë. Sipas Sky News shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka thënë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina brenda një jave. Ai gjithashtu paralajmëroi për një “problem të madh” në kufirin lindor të Europës, duke bërë thirrje për të ndihmuar në menaxhimin e krizës në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar është vënë nën kritika sot pasi doli se vetëm 50 viza u janë lëshuar deri më tani ukrainasve që duan të vijnë në Britani.Bëhet fjalë për rreth 1% e 5535 personave që kanë aplikuar në 48 orët e para që nga hapja e skemës. 

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar shumë viktima dhe një dyndje të refugjatëve ukrainas në të gjithë botë. Shumë shtetë janë sensibilizuar me situatën e ukrainës dhe kanë dhën ndihma monetare dhe gjithashtu kanë pritur shumë refugjatë. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll