Bota

Kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO, Vuçiç: Nëse ndodh do përgjigjemi

7 Mars 2022, 12:59 Nga DOSJA
Kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO,

SERBI-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se nëse përshpejtohet hyrja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen dhe efikasitetin e saj.

“Ditën që do të pranohen në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se e kanë përmbysur marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se për shkak të konfliktit në Ukrainë, shumë e shohin situatën globale si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se shumë duan anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, Kosova ka bërë thirje për anëtarësim në NATO për tv evituar shtrirjen e konfliktit në Ballkan, pasi njihet mbështjetja që Rusia i ka dhënë Serbisë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hyrja e kosoves ne nato lufta ukraine-rusi aleksander vucic hyrja e kosoves ne nato lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll