Bota

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse: Kemi nevojë për sanksione të reja

7 Mars 2022, 12:51 Nga DOSJA
Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse: Kemi

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën ditore bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës” prandaj, shton ai, “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”.

“Nëse pushtimi po vazhdon dhe Rusia nuk ka hequr dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, kjo do të thotë se nevojitet një paketë e re sanksionesh. Sanksione të reja, hapa të reja sanksionesh kundër luftës dhe për paqen.”-tha ai.

Zelensky bëri thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”. Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll