Bota

Presidentja e KE, Von Der Leyen: BE-ja s’duhet të ketë varësi gazi dhe nafte nga Rusia

7 Mars 2022, 13:21 Nga DOSJA
Presidentja e KE, Von Der Leyen: BE-ja s’duhet të ketë

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, tha sot në një deklaratë për mediat se ka zhvilluar një takim me kryemininistrin italian Mario Draghi, të cilët diskutuan për situatën e luftës së Ukrainës, raporton CNN.

 Sipas Von der Leyen, BE ka gati tre paketa, por duhet të sigurohen se këto sanksione të maksimizohen. Von der Leyen ka theksuar se BE-ja nuk duhet të ketë varësi për gazë, naftë dhe qymyrë nga Rusia.

Ne kishim tre paketa sanksionesh , por tani duhet të sigurohemi që të mos ketë dështime dhe që efekti i sanksioneve të maksimiziohet. Ne do të diskutojmë, sigurisht, situatën në Ukrainë, luftën mizore të udhëhequr nga Putin. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu për një paketë të re të zbatimit.Sanksionet e vendosura janë vërtet therëse. Ne shohim turbulencat në rënie në ekonominë ruse. BE-ja duhet të heqë qafe varësinë nga gazi, nafta dhe qymyri rusë”. tha Von der Leyen.

(D.D/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be lufta ukraine-rusi mario draghi ursula von der leyen be lufta ukraine-rusi mario draghi ursula von der leyen

Sondazh

Poll