Aktualitet

PD forcë e tretë në zgjedhje! Basha: S’kam humbur asnjë betejë, 6 Marsi anormalitet

7 Mars 2022, 09:23 Nga DOSJA
PD forcë e tretë në zgjedhje! Basha: S’kam humbur

TIRANË– Partia Demokratike deri më tani ka dalë forcë e tretë në zgjedhjet e 6 Marsit. Këtë rezultat kryedemokrati Lulzim Basha e quan anomali. Pavarësisht humbjes, Basha deklaroi para gazetarëve se nuk ka humbur në asnjë garë e se është përballur me masakra zgjedhore.

 “Nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore”, tha Basha, pas përfundimit të takimit me mësueset në kuadër të festës së 7 Marsit, në një kohë kur procesi i numërimit të votave është drejt fundit.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se ata kanë bashkëpunuar me bandat dhe kanë kërcënuar komisionerët e PD-së. Ai lajmëroi se PD do të bëjë kallëzime në SPAK për dhe 3 bashki të tjera.

Basha u takua në orët e para të mëngjesit me mësues e pedagogë me rastin e 7 Marsit. Gjatë takimit, Basha u shpreh se arsimtarët janë lënë pas dore dhe nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga qeveria. Gjithashtu ai theksoi se vullneti politik dhe financimi ka munguar për të kthyer në vend dinjitetin e mësuesve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ PD s’fitoi 6 palë zgjedhje me të, Basha: Janë masakra, unë s’kam humbur asnjëherë

Do dorëhiqet? Basha: Nuk është koha ti largohemi përgjegjësive

VD-Pranon humbjen? Basha: Kemi gabimet dhe mëkatet tona, do bëjmë riformim të PD

VD-‘Votuesit i braktisën zgjedhjet’/ Basha: PD do bëjë reflektim të thellë

VD-Basha justifikon sërish humbjen: Procesi ishte anormal, s’pati pjesëmarrje!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll