Aktualitet

Socialistët marrin “Lushnjen e Kongresit”/Kush është Sefa,gruaja e parë në krye të Bashkisë

7 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
Socialistët marrin “Lushnjen e Kongresit”/Kush është

LUSHNJE– Për herë të parë, Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një grua. Eriselda Sefa, kryetarja e komanduar në krye të Bashkisë është zgjedhur sot me shumicë votash nga qytetarët e Lushnjes, pas më shumë se 7 muajsh që zëvendësonte Fatos Tushen, i cili ndodhet në burg duke u përballur me akuzat për korrupsion. Eriselda Sefa mori detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Lushnjës në korrik të vitit të kaluar, ndërsa u emërua kryetare me vendim të këshillit bashkiak të Lushnjës. Por ajo “shërben” prej shumë vitesh në Partinë Socialiste si anëtare e saj, e si kryetarja e FRESSH për qarkun e Lushnjes. Ndërsa aktualisht anëtare e Asamblesë Kombëtare. Ajo është bërë pjesë e stafit 16 vite më parë, kur drejtimin e Lushnjës e mori partia e qendrës së majtë, Albert Sanxhaku, asokohe në bashkim forcash me PS-në.

Prej vitesh pedagoge, kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjës ka punuar paralelisht në të gjithë nivelet e strukturës së kësaj bashkie. Kurse “valles” së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Sefa i hyri në 2015-n. Kujtimet me të i ka ndarë dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka treguar se me Sefën është takuar në vitin 2011, e cila asnjëherë nuk u dorëzua dhe vazhdoi rrugëtimin e saj, deri më sot ku arriti që të shpallej kandidate pë kryetare të Bashkisë së Lushnjës.

“Fakti që kanë marë përsipër të përfaësojnë bravën dhe bishtin e varresë i skualifikon. Dhe besoj se i skualifikon edhe në sytë e qytetarëve të Lushnjës. Përkundër Eriseldës e cila nuk është një vajzë e rënë nga qielli por një vajzë që ka ardhur nga kjo tokë duke pasur durimin vullnetin dhe pa qenë vajza e dikujt me mbiemër të famshëm dhe që ta kenë marrë nga hiçi ta kenë ngjitur në shkallë. Eriseldën e kam parë në vitin 2011 kur bëheshin zgjedhjet vendore dhe po bëhej një sherr i madh atje në Allkaj ku gjithë ata burra ziheshin se kush do bëhej kryetar komune. Kishte arritur sherri deri në atë gjendje që nuk e zgjidhnin dot dhe kështu i morëm në Tiranë ne këta. Kur hynë këta në zyrë, bashkë me ta hyri dhe kjo vajza. Ata mund ta hanin të gjallë shtatë herë në ditë. Nuk u vendos atëherë si kandidate por nuk u dorëzua, nuk u tërhoq dhe vazhdoi rrugëtimin e saj çdo ditë,”– tha Rama gjatë vizitës së tij.  E sot, ajo nuk zhgënjeu duke u zgjedhur në krye të bashkisë me diferencë të konsiderueshme me dy kandidatët e tjerë. 

Prej vitit 1992, bashkia e Lushnjes, në 15 vite është drejtuar nga Partia Socialiste. Pas rënies së komunizmit, përmes zgjedhjeve të lira demokratike, drejtimin e mori kandidati i së djathtës Kujtim Haxhiu. Ai do ta mbante këtë post për katër vjet, më pas, do t’ia linte vendin Agim Fugës, po ashtu nga radhët e PD-së. Ndërsa kandidati i tretë i kësaj bashkie ishte socialisti, Ylli Myftiu, pasuar nga Albert Sanxhaku, Fatos Tushe e tashmë Sefa.

LAJMI KRYESOR: NUMËRIMI/ PS merr Vorën, Lushnjen e Rrogozhinën, Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bashkia e lushnjes eriselda sefa lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bashkia e lushnjes eriselda sefa lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll