Aktualitet

VD-Basha justifikon sërish humbjen: Procesi ishte anormal, s’pati pjesëmarrje!

7 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
VD-Basha justifikon sërish humbjen: Procesi ishte anormal, s’pati

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha e ka justifikuar sërish humbjen e gjashtë radhazi në zgjedhje si përgjegjësi e procesit. Në një deklaratë për mediat në përfundim të një takimi me mësuesit në Tiranë, Basha tha se për të realizuar një proces të drejtë zgjedhor duhet një reformë e re zgjedhore. “Pjesëmarrja e ulët, qytetarët e kuptuan. Procesi ishte një anomali e një anomalie”-tha Basha, duke mos marrë asnjë përgjegjësi dhe duke deklaruar sërish se shqiptarët nuk morën pjesë në zgjedhje dhe se “aleanca e non-gratave” i kërcënoi komisionerët.


Pyetje: A do mbani përgjegjësi politike se është humbja e gjashtë radhazi?

Basha: Së pari dua që procesi të përfundojë. I bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund. Së dyti e kam bërë të qartë. 6 Marsi ishte një anomali, anomali e një anomalie, ishte si zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019. Katër kryebashkiakë monist. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera. Mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptuan qartë nevojën për një reformë zgjedhore. Prandaj jemi në atë parlament. Kemi marrë një hap përpara duke detyruar krijimin e komisionit për reformën zgjedhore. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me krimet zgjedhore. Problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe me një numër rekord votuesish. Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionarët. Aleanca e ‘Non Gratave’ kërcënoi komisionerët vendas.

Deklarata vjen pas humbjes së 6 të Partisë Demokratike në Zgjedhje, ku në krye është Lulzim Basha. Dje, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar deri më tani tre bashki, Lushnjen, Vorën dhe Rrogozhinën. Ndërkohë që drejt fitores është edhe në Dibër e Durrës ku procesi ende vijon. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues, por sërish shumë herë më pak sesa kandidati i PS.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha zgjedhjet lokale 6 mars lulzim basha zgjedhjet lokale 6 mars

Sondazh

Poll