Aktualitet

ORA 9:00- KQZ: Dibra e Lushnja drejt përfundimit, Spahia thellon diferencën ndaj PS

7 Mars 2022, 08:21 Nga DOSJA
ORA 9:00- KQZ: Dibra e Lushnja drejt përfundimit, Spahia thellon

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani po numërohen votat e katër bashkive të mbetura, pasi Rrogozhina dhe Vora janë fituar nga Partia Socialiste. Dibra dhe Lushnja deri më tani janë më pranë përfundimit, ku në avantazh duken kandidatët e PS, Rahim Spahiu dhe Eriselda Sefa. Ndërsa në Durrës kryeson Emiriana Sako, Shkodra duket se po tregon edhe njëherë që është bastion i djathtë. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” është në avantazh të dukshëm me kandidaten e PS, Majlinda Angoni, ndërkohë që në të gjitha bashkitë bashkohen në një pikë; kandidatët e Partisë Demokratike renditen të gjithë në fund të klasifikimeve.

REZULTATET NGA NUMËRIMI I DERITANISHËM:

DIBËR

62/101
Rahim Spahiu 9963 vota
Premtim Kryemadhi 3048
Luan Haka 2814
Dritan Torba 68

DURRËS

228/337
Emiriana Sako 25704 vota
Ardian Muka 13269
Luan Hoti 5725

LUSHNJE

143/157
Eriselda Sefa 19085
Elton Bano 10274
Indrit Sefa 3451

SHKODËR

170/250
Bardh Spahia 14438
Majlinda Angoni 12811
Xhemal Bushati 5083

LAJMI KRYESOR: NUMËRIMI/ PS merr Vorën e Rrogozhinën, Bardh Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2022, 07:28

Sot festohet 7 Marsi, festa e mësuesit!

TIRANË- 7 Marsi festa e mësuesve, një ditë që i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar ...