Aktualitet

VD-Pranon humbjen? Basha: Kemi gabimet dhe mëkatet tona, do bëjmë reformim të PD

7 Mars 2022, 10:47 Nga DOSJA
VD-Pranon humbjen? Basha: Kemi gabimet dhe mëkatet tona, do bëjmë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se Partia Demokratike do të përfshihet në një reformim të thellë. Teksa u pyet nga gazetarët për humbjen në zgjedhjet e 6 Marsit, Basha pranoi se edhe partia e tij ka gabime dhe mëkate mirëpo shtoi se do t’i krijohet hapësirë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.


‘Mos ta trajtojmë PD si një qëllim por si instrument në duart e njerëzve. Duke nisur nga PD…s’kam ardhur t’ju flas për procedura. Nuk është momenti për t’i ikur përgjegjësive, por mos të bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipërisë. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë. Përgjigjia jonja është një fitore dhe më e thellë. Beteja është e vështirë, ishte e vështirë edhe kundër Edi Ramës, jo më tani që ka shumë faktorë. Kemi gabimet dhe mëkatet tona, edhe pse kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore. Do bëjmë riformim që PD të jetë vendi dhe hapësira që qytetarët të shprehin mendimin e tyre. Do të dëgjojmë njerëzit. Do të ngremë problemet e tyre, do të ofrojmë zgjedhje, do i kthejmë në realitet. Jemi në situatë anormale. Pjellë e një anormaliteti të shumëfishtë. Nga pjesëmarrja e ulët jemi në situatë anormale për shkak të humbjes së besimit nga vota.’- tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll