Aktualitet

Ç’ndodhi?Balla lajmëron fitoren i vetëm, Bujar Çela: Prit dhe Braçen. Socialisti: Po qan ai

7 Mars 2022, 09:18 Nga DOSJA
Ç’ndodhi?Balla lajmëron fitoren i vetëm, Bujar

LUSHNJE– Një moment i sikletshëm ka ndodhur në Lushnje, fill pas numërimit të votave për kryetaren e Bashkisë, ku fituese ka dalë Eriselda Sako. Pas numërimit, drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp, ndërsa shoqërohej nga Sefa dhe deputeti socialist Bujar Çela. Në momentin kur kamerat po bëhen gati për transmetim, Çela i ka kërkuar Ballës që të priste edhe Erion Braçen, por i është përgjigjur me ironi.

PJESË NGA BISEDA: 

Bujar Çela: Prit të vijë edhe Braçe…
Taulant Balla: Është duke qarë nga gëzimi

Ndërkohë që në sallën e numërimit, në momentin kur Sefa u shpall fituese, Balla dhe Braçe ndodheshin në cepa të ndryshëm të dhomës. Por pasi përqafoi Sefën, Balla shkoi tek Braçe dhe i dhuroi një përqafim të dyve, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre ishin në rregull, ndërsa më pas para mediave lëshoi ‘kunja’ ndaj tij.  

LAJMI KRYESOR: PS merr Vorën, Lushnjen e Rrogozhinën, Bardh Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion brace lushnje taulant balla zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 erion brace lushnje taulant balla zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2022, 07:28

Sot festohet 7 Marsi, festa e mësuesit!

TIRANË- 7 Marsi festa e mësuesve, një ditë që i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar ...