Aktualitet

Vrau familjen shqiptare/ Greku ‘monster’ i penduar: Për fëmijët s’dua të flas, s’më falet

7 Mars 2022, 08:18 Nga DOSJA
Vrau familjen shqiptare/ Greku ‘monster’ i penduar: Për

GREQI– Vrasësi mizor grek Sakis Varvaresos ka dalë para prokurorit të çështjes për të rrëfyer krimin makabër që kreu mbi familjen e shqiptarëve, duke masakruar 4 anëtarët e familjes, edhe dy foshnja. Sipas mediave greke, ai ka thënë se shkak për vrasjen ishte bërë fakti që familja shqiptare refuzonte që të lëshonte shtëpinë që i kishte dhënë me qera. Ndërsa kur është pyetur se pse nuk u dëgjuan fare zhurma jashtë shtëpie, ai i ka thënë prokurorit se i kishte kryer vrasjet thuajse me armë të puthitura në trupat e viktimave.

Ndërkohë, bëhet me dije se ai nuk ka folur fare në lidhje me vrasjen e dy të miturve, por i ka thënë prokurorit: Për ata s’dua të flas, e di që për ta nuk ka falje!. Për dy fëmijët ka treguar vetëm se ua ka zënë frymën me anë të një qese plastmase, ndërkohë djali i madh, Arlindi, ka shpëtuar pasi nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur e gjithë masakra. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës së datës 2 mars në Greqi! Pronari i banesës kishte shkuar tek familja dhe kishte qëlluar me armë zjarri burrë e grua, Armand dhe Marie Kloci nga Lushnja. Më pas, ishte futur brenda për të mbytur edhe fëmijët e tyre, 1.5 dhe 2.5 vjeç, ndërsa i vetmi që shpëtoi ishte djali i madh i familjes që kishte dalë për të luajtur futboll.

Marrë nga CNN

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sakis varvaresos vritet familja shqiptare sakis varvaresos vritet familja shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2022, 07:28

Sot festohet 7 Marsi, festa e mësuesit!

TIRANË- 7 Marsi festa e mësuesve, një ditë që i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar ...