Aktualitet

‘Alo! 2 vëllezër kanë loto’/ Aksion në Tiranë, Policia prangos njërin, tjetri në kërkim

7 Mars 2022, 07:53 Nga DOSJA
‘Alo! 2 vëllezër kanë loto’/ Aksion në

TIRANË- Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se bashkë me të vëllanë kanë ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 5, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditet 1 rast i organizimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Shpallet në kërkim vëllai i tij, i cili kishte vendosur në dispozicion lokalin për lojëra fati. Sekuestrohet 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se në një lokal në bulevardin “Nënë Tereza”, dy vëllezër, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – N. S., 19 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij, pronari i lokalit, shtetasi L. S., 31 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasi N. S., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin në pronësi të vëllait të tij, shtetasit L. S., i cili e kishte vendosur në dispozicion për lojëra fati. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni brothers tirane operacioni brothers tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2022, 07:28

Sot festohet 7 Marsi, festa e mësuesit!

TIRANË- 7 Marsi festa e mësuesve, një ditë që i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar ...