Aktualitet

HARTA LIVE:Vranësira, shi dhe borë në male, parashikimi i motit, si do luhaten temperaturat

7 Mars 2022, 06:39 Nga DOSJA
HARTA LIVE:Vranësira, shi dhe borë në male, parashikimi i motit,

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit ditën e sotme në vend, ku duket se pjesa më e madhe e territorit do jetë me mot të vranët. Sipas parashikimit të bërë, pritet që herë pas here të ketë shtim të vranësirave, por në qarkun e Lezhës dhe Durrësit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në zonat malore dhe kodrinore të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës e cila do të zbresë deri në lartësitë 300 m mbi nivelin e detit. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Ndërsa era do të fryjë e me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

HARTA LIVE: 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet instituti i gjeoshkencave tirane instituti i gjeoshkencave tirane

Sondazh

Poll