Aktualitet

Rezultatet ndër vite, kush e ka fituar Vorën nga viti 2015, krahasimi me zgjedhjet sot

6 Mars 2022, 20:39 Nga DOSJA
Rezultatet ndër vite, kush e ka fituar Vorën nga viti 2015, krahasimi

VORË– Partia Socialiste ka kryesuar sërish në Bashkinë Vorë, ku ka marrë 69.7% të votave. E futur në garë me Blerim Sherën, sipas rezultateve paraprake, Vora kryesohet nga socialistët me 7530 vota. I dyti në radhë vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.

Por kush ka kryesuar në Vorë ndër vite?

Në vitin 2019, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit drejtimin e bashkisë e mori Partia Socialiste me të vetmin kandidat në garë, Agim Kajmakun. Në këto zgjedhje votuan 21. 66% e votuesve. Nga 6350 votues, 6208 vota shkuan për Agim Kajmakun, pra 82.43% e votave në total.

4 muaj pas zgjedhjeve, Agim Kajmaku u shkarkua për shkak të dekriminalizimit. Atij iu zbulua arrestimi në Greqi nga Partia Demokratike, gjë që nuk e kishte deklaruar në formular. Për këtë arsye, Kajmaku u largua, ndërsa kryetari i komanduar në Vorë u vu Gentian Picari që e drejtoi Bashkinë Vorë për thuajse dy vite me radhë.

Si ka qenë situata në vitin 2015?

Kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta, kreu i Kuvendit të asaj kohe (President sot) garuan me Luan Salakun, në logon e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’, por nuk fituan. Sallaku mori 7 mijë e 925 vota (49.20%), ndërsa fitues u shpall Fiqiri Ismaili, kandidati i së djathtës me 8 mijë e 183 vota (50.80%). Kjo ishte fitorja e tretë për Ismailin që kishte edhe dy mandate të tjera në krye të Bashkisë Vorë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll