Aktualitet

Sot festohet 7 Marsi, festa e mësuesit!

7 Mars 2022, 07:28 Nga DOSJA
Sot festohet 7 Marsi, festa e mësuesit!

TIRANË- 7 Marsi festa e mësuesve, një ditë që i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Zanafilla e kësaj feste është me hapjen e mësonjtores së parë shqipe, e cila u hap në 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi, për shkak të sundimit të Perandorisë Osmane. Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Ditën e sotme çdo nxënës është më lule në duar, për mësuesit e tyre, lulet në këtë festë janë simbol i vlerësimit ndaj mesuesit që të jëp dije dhe edukim. Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë me nxënësit.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 7 marsi festa e 7 marsit 7 marsi festa e 7 marsit

Sondazh

Poll