Aktualitet

I ankohen për naftën, kërcënon Rama: Doni t’ju rris energjinë? Shtrëngoni dhëmbët e ecni…

6 Mars 2022, 22:02 Nga DOSJA
I ankohen për naftën, kërcënon Rama: Doni t’ju rris

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimit të naftës në vend. Gjatë një postimi në Facebook, Rama i është përgjigjur një komenti, i cili i kërkonte llogari për rritjen e çmimit të naftës, duke e krahasuar atë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Rama nga ana tjetër, ka kërcënuar me rrijten e energjisë elektrike, duke theksuar se çmimi i naftës është rritur pasi ne e kemi taksën brenda në çmim, ndryshe nga vendet e tjera. Ai gjithashtu ka shtuar se kjo është një kohë lufte, ndaj duhen shtërnguar dhëmbët dhe ecur përpara sikush ska ndodhur asgjë.

Komentuesi: Hiqi taksat e naftes ose zbriti me 50% taksat e naftes aksizen te ulesh naften esht katastrofë njesoj esht rrit per te gjith po kosova e ka 1.60 euro maqedonia 1.20 euro do perballesh me protesta nuk mundet ndryshe.

Rama: po energjine elektrike ta rrisim sic kane bere Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajme pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka nje fije logjike e gjitha dhe po e perseris edhe tjetren, Kosova, Maqedonia e te tjere e kane vec taksen e qarkullimit qe ne e kemi ne cmim! Por mbi te gjitha eshte kohe lufte prej verteti, prandaj duhen shtrenguar dhembet e ecur perpara, duke i lene per ca me vone ankesat sikur asgje s’ka ndodhur!

Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 239 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa tani në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të shitet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Dosja.al ka bërë edhe një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rritet cmimi i naftes edi rama rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll