Aktualitet

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, ‘shkundet’ Elbasani

7 Mars 2022, 02:18 Nga DOSJA
Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, ‘shkundet’

ELBASAN– Një lëkundje tërmeti ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 7 marsit. Lëkundja me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Rihter ishte me epiqendër në Elbasan. Më konkretisht nga të dhënat e publikuara, ka prekur fshatin Shalës.

Tërmeti rezulton të ketë qenë me thellësi vetëm 5 kilometra, gjë që ka bërë të ndihet në të gjithë qarkun. Deri më tani, nuk bëhet me dije nëse ka pasur dëme materiale dhe aq në njerëz. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes apo Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll