Aktualitet

RROGOZHINË/ Memolla i PS kryebashkiaku i ri! PD humb 14%, e vetmja ku Basha mund Berishën

7 Mars 2022, 06:05 Nga DOSJA
RROGOZHINË/ Memolla i PS kryebashkiaku i ri! PD humb 14%, e vetmja ku Basha

RROGOZHINË– Në Bashkinë e Rrogozhinës numërimi është mbyllur. Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste tashmë edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Bashkisë. Memolla ka marrë 5401 vota të qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi. Në vend të dytë u rendit kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur kandidatin e Sali Berishës. Krahasuar me një vit më parë me zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja ka pësuar një humbje me 14.3% në elektorat, ndërsa PS ka pësuar një rritje me gati 10%. 

Por si ka qenë situata në Rrogozhinë në vitin 2019?

Në vitin 2019, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit drejtimin e bashkisë e mori Partia Socialiste me të vetmin kandidat në garë, Haxhi Memolla. Në këto zgjedhje votuan 5 mijë e 260 qytetarë, 16.71% e personave që kishin të drejtë vote. 4,972 vota, 93.94% shkuan për Memollën.

Po në vitin 2015?

Përfaqësuesi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane, Beqir Nuredini fitoi  undrejt rivalit të tij në garë me 55.13% të votave. Në total votuan 12 mijë e 550 persona. Nuredini mori 6,919 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Eqerem Deliu mori 5,387 vota. I treti në garë doli kandidati i PSD-së, Arben Ajdini me vetëm 244 vota.

LAJMI KRYESOR: PS merr Vorën dhe Rrogozhinën, Berisha kryeson në Shkodër, PD humb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edison memolla zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edison memolla zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll