Aktualitet

TABELA/ Situata në Vorë, LSI në 2021 mori më shumë vota se sa PD sot (Krahasimi)

6 Mars 2022, 21:01 Nga DOSJA
TABELA/ Situata në Vorë, LSI në 2021 mori më shumë vota

TIRANË– Gazetari Ermal Mulosmani ka bërë një tabelë me të dhënat për partitë kryesore në vend, për të kuptuar sesi ka qenë gjendja përpara këtyre zgjedhjeve, krahasuar me ato të prillit 2021. Ajo që bie në sy është se Partia Demokratike ka marrë 5 mijë e 705 vota në Vorë, më shumë se sa të dy palët e PD-së sot, kandidati Ymer Marku që doli me vetëm 687 vota e ai i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ që mori 2589 vota.

Ndoshta, ajo që e bën akoma më të rëndë situatën për Partinë Demokratike, është se në vitin 2021, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë shumë më tepër vota se sa PD-ja sot. LSI rezulton të ketë marrë 900 të tilla.

Fituesi i Bashkisë Vorë sipas rezultateve paraprake është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat bëri me dije se i dyti në radhë vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll