Aktualitet

VD-Celibashi shpall fituesin e Vorës, PS merr bashkinë, kandidati i PD del i fundit

6 Mars 2022, 19:50 Nga DOSJA
VD-Celibashi shpall fituesin e Vorës, PS merr bashkinë, kandidati i PD

VORË– Fituesi i Bashkisë Vorë sipas rezultateve paraprake është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat bëri me dije se i dyti në radhë vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.

“Dua të njoftoj që e kemi mbyllur procesin e votimit, kemi rezultatet për Bashkinë Vorë dhe sipas këtyre rezultateve që janë paraprake, pjesëmarrja janë 11 mijë e 96 zgjedhës. Fiton kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. I dyti vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.  290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat,”- tha Celibashi. 

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll