Aktualitet

“Ëngjëj, na këputët shpirtin”, miq e familjarë në lot për çiftin që u shua në aksident

6 Mars 2022, 17:56 Nga DOSJA
“Ëngjëj, na këputët shpirtin”, miq e

TIRANË– Rrjeti është mbushur me dedikime prekëse pas vdekjes së çiftit të sapofejuar në aksidentin tragjik që ndodhi mesnatën e kaluar në Milot. Almenia Karaj,16-vjeçarja që ndërroi jetë bashkë të fejuarin e saj, Shkumbin Brati, 20 vjeç kanë lënë në lot dhe me zemër të thyer familjarë e miqtë e tyre. Në shumë video e foto të publikuara në Tik Tok, ata shprehin dhimbjen që kanë pasi dyshja ndërruan jetë.

“Edhe Zoti ju mori bashkë, edhe Zoti nuk ju ndau, na këputët shpirtin, në lule të rinisë, do të na mungoni!

Do të na mungoni ëngjëj…

Akoma nuk arrij të kuptoj gjithçka që ndodh përreth, dhe fiks më datë 6. Ti dhe Alida do mbeteni dy ëngjëjt më të bukur.

Jeta u tregua e padrejtë me ju, Zoti ju pastë bërë banorë të xhenetit. Do na mungoni shumë.

U prehsh në paqe ylli im.

Qofsh e xhenetit shpirt i bukur lulja ma e bukur e xhenetit, do na mungosh shumë.

Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot, zemra ime, partneri im i jetës, paqja, lumturia mbizotëroftë mbi ne të dy! Jam me fat që jetën time do e ndaj me te, të paça gjithmonë,”- janë vetëm disa nga postimet prekëse.

Dyshja u shuan në aksidentin tragjik, vetëm një idtë pasi kishin bërë fejesën. Në të njëjtin aksident kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë, Alfred Dika 39 vjeç, Artan Alushi, 30 vjeç dhe Rudina Haka, 34 vjeç.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet almenia karaj shkumbin brati tragjedi ne milot almenia karaj shkumbin brati tragjedi ne milot

Sondazh

Poll