Aktualitet

Dëbora lë pa energji elektrike 10 fshatra, rrugë të pakalueshme e rënie gurësh

6 Mars 2022, 16:12 Nga DOSJA
Dëbora lë pa energji elektrike 10 fshatra, rrugë të

SKRAPAR– 10 fshatra në rrethin e Skraparti kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Mësohet se bëhet fjalë për fshatrat në ish-komunën Gjerbsit në ish-Komunën Qendër Leshnje Zhep, Potom etj, por dhe aksi kryesor i cili lidh fshatrat me qendrën e bashkisë Skrapar e quajtur Qafa e Dëvrisë.

Në këto zona, dëbora kalon nivelin e 60 centimetrave. Në disa akse të rrethit të Beratit raportohet për prezencë ngricash në rrugë si në aksin rrugor Lybesh-Berat por edhe Karkanjoz-Berat. Automjetet e kanë gjithashtu të vështirë kalimin. Në aksin nacional Berat-Poliçan si dhe Bogovë-Skrapar ku shpesh ka prani të gurëve dhe bllokim rrugëve, duhet të tregohet kujdes në qarkullim.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll