Aktualitet

Festa kthehet në TRAGJEDI!Aksident me 5 viktima në Fushë-Milot, mes tyre çifti i sapofejuar

6 Mars 2022, 07:31 Nga DOSJA
Festa kthehet në TRAGJEDI!Aksident me 5 viktima në Fushë-Milot,

MILOT– Festa e fundit në të cilën këndoi 20-vjeçari nga Hasi, Shkumbin Brati ishte momenti i fundit i lumtur për të dhe të fejuarën e tij, Almenia Karaj. 20-vjeçari nga Hasi po kthehej nga një festë së bashku me të fejuarën e tij dhe me drejtuesin e mjetit Artan Alushi. Ky i fundit u përplas pak pas mesnate në një aksident tragjik në Fushë-Krujë-Milot me mjetin që po drejtohej nga Alfred Duka, 39-vjeç. Për pasojë të 4 personat ndërruan jetë. E vetmja që i shpëtoi aksidentit ishte 34-vjeçarja, Rudina Haka e cila u dërgua në spitalin e Traumës, por thuajse 14 orë më vonë ndërroi jetë. Ajo nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, duke e çuar në pesë numrin e viktimave të shkaktuara nga ky aksident tragjik.


Haka ishte e ulur në vendin e parë te makina tip ‘Golf’ ku mbetën të vdekur tre persona. Falë rripit të sigurimit dhe airbagut, ajo doli e gjallë nga mjeti, por nuk zgjati për shumë kohë.

Nata e 5 Marsit ishte e fundit për çiftin. Shkumbin Brati dhe Almenia festuan mbrëmjen e kaluar festën e fundit bashkë. Dy netë më parë, më 4 Mars, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në fejesë, mirëpo nuk mundën që ta shijonin më gjatë.  Deri më tani nuk dihen shumë detaje lidhur me tragjedinë që ka përgjakur Milotin, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe e dy mjeteve dhe tentativa e gabuar për një parakalim, duke bërë në fakt mjetet të përplaseshin kokë më kokë.

Rastësia e frikshme është vendndodhja e aksidentit. 4 personat humbën jetën në të njëjtin vendin ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj 45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rëndohet BILANCI! Aksidenti në Fushë Krujë-Milot, shkon në 5 numri i viktimave

Tragjedia në Milot/ Orët e fundit, Brati këndoi në një lokal në Lezhë, e fejuara e filmoi

Humbi jetën me të fejuarën, mesazhet prekëse të familjarëve të Bratit: Ike në rini

TRAGJEDIA/ Një natë më parë u fejuan, FOTOJA e çiftit që humbi jetën në aksident

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Krujë, ky është këngëtari i muzikës popullore

Tragjedia në Milot/ Vdiqën 4 persona, mjetet u përplasën kokë më kokë, shkak shpejtësia…

Tragjedi në mesnatë në Milot! Policia jep detaje nga aksidenti: E plagosur një 34-vjeçare

Aksidenti TRAGJIK në Krujë, zbardhen emrat e 4 viktimave

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe milot almenia karaj tragjedi ne milot aksident ne fushe milot almenia karaj tragjedi ne milot

Sondazh

Poll