Aktualitet

Rëndohet BILANCI! Aksidenti në Fushë Krujë-Milot, shkon në 5 numri i viktimave

6 Mars 2022, 16:46 Nga DOSJA
Rëndohet BILANCI! Aksidenti në Fushë Krujë-Milot, shkon

TIRANË– Ndërron jetë në Spitalin e Traumës edhe 34-vjeçarja Rudina Haka. Shkon në pesë numri i viktimave të shkaktuara nga aksidentit tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin Milot-Fushë Krujë. Haka u transportua tek Trauma në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Aksidenti tragjik ndodhi mesnatën e kaluar, rreth orës 00:15. Automjeti me drejtues Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë në vend të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alushi.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Fushë-Milot! Vdesin 4 persona, mes tyre dy adoleshentë, plagoset një grua

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rudina haka tragjedi ne milot rudina haka tragjedi ne milot

Sondazh

Poll