Politike

VD-Mbyll votimin e kandidatëve në Shkodër, Bardh Spahia: Sytë e Shqipërisë janë këtu

6 Mars 2022, 11:00 Nga DOSJA
VD-Mbyll votimin e kandidatëve në Shkodër, Bardh Spahia:

SHKODËR– Bardh Spahia ishte i fundit mes tre kandidatëve për bashkinë e Shkodrës që ushtroi të drejtën e votës. Duke folur për gazetarët, kandidati i Shtëpisë së Lirisë tha se sytë e Shqipërisë janë nga Shkodra pasi nga aty do vijë ndryshimi.

“Shkodranët janë më të qartë se kurrë se kush është opozita e vërtetë. Kam bindjen se sot me votën e lirë do tregojnë shembullin më të mirë për ndryshimin që vjen nga Shkodra dhe më pas në gjithë Shqipërinë. Unë jam shkodran, i lindur dhe i rritur në Shkodër. Ju siguroj se do të jem në krye të bashkisë së Shkodrës. U bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të dynden masivisht drejt kutive të votimit dhe me votën e lirë të ndikojnë për të ardhmen e tyre. Nga Shkodra do fillojë ndryshimi i madh, te Shkodra janë sot sytë e gjithë Shqipërisë, të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi, të kontribuojmë me votën tonë të lirë për këtë ndryshim”.


Spahia komentoi edhe problematikat me të cilat po përballet procesi në Dukagjin.

“I bëj thirrje çdo komisioneri të zbatojë me përpikmëri ligjin, detyrimet që i përcakton ligji. Komisionerët tanë janë në krye të detyrës. Kanë sakrifikuar për të shkuar në ato zona në kushte klimaterike ekstreme.U bëj thirrje komisinerevë të tjerë të zbatojnë ligjin, mos të bëhen pengesë për hapjen e këtyre qendrave”.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll