Politike

Ristani dhe Kaso në Vorë, sulmojnë PD për komisionerët: Qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme

6 Mars 2022, 12:54 Nga DOSJA
Ristani dhe Kaso në Vorë, sulmojnë PD për komisionerët:

TIRANË – Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit të PD Arben Ristani dhe përfaqësuesi ligjor i saj Ivi Kaso sulmuan Partinë Demokratike pas kallëzimit të selisë blu se 5 komisionerë zgjedhjesh në Vorë kanë shpërdoruar detyrën me pretendimin se nuk është plotësuar kuorumi për të vazhduar procesin zgjedhor. Në daljen për mediat, Kaso tha se PD e ka të pamundur të gjejë komisionerë dhe po aplikonin sloganin e ri të PD nëpërmjet kallëzimeve.

“Procesi në Vorë ka filluar dhe po ecën normalisht, ka një tentativë manipulimi nga fraksioni i vulës. Sigla e PD e ka pasur të pamundur që të gjejë komisionerë, dhe ka përdorur një marifet, të ngresh zërin dhe të mburresh me këtë gjë nuk i shkon siglës së PD-së. Procedurat që janë ndjekur nga KZAZ janë në zbatim të ligjit, këtë e ka thënë dhe Komisioneri Shtetëror. Kemi arritur në atë pikë, që nga burg për të tërë që thoshte kjo qeveri, sigla e PD-së po aplikon sloganin e ri, kallëzime për të tërë. Komisionerët i njohin mirë detyrat e tyre, nuk rrezikojnë asgjë”, deklaroi Kaso.

Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit të PD Arben Ristani ironizoi selinë blu se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë duke ngrënë qofte të gatshme.

“Të mos zgjedhësh dot komisionerë, tregon vobektësi dhe mungesë njerëzish. Zgjedhjet fitohen në terren me vota, nuk fitohen në tavolinë, kjo është ajo që duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë, qoftet nuk mund ti hanë të gatshme”, përfundoi dhe Arben Ristani.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll