Politike

“Po votohet në grup”, denoncimi i Tabakut, Celibashi: Na thanë që s’ka probleme, por…

6 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
“Po votohet në grup”, denoncimi i Tabakut, Celibashi: Na

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas denoncimit të nënkryetares së Partisë Dempkratike, Jorida Tabaku e cila tha se në Vorë po votohet në grup e se Partia Socialiste e koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ janë bërë bashkë kundër Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se nga raportimet e marra nga qendrat e votimit, komisionerët janë shprehur se s’ka pasur probematika. Por, Celibashi shtoi se deklaratat e komisionerëve, jo domosdoshmërisht janë 100% të vërteta dhe se duhen bërë verifikime shtesë.

“Një shqetësim i paraqitur nga zonja Tabaku ngelet për tu parë e për tu vlerësuar se sa qëndron. Në ato qendra votimi që ne si KQZ kemi informacion e kemi vëzhguar në terren, kemi kërkuar më shumë informacion. Komisionerët na kanë thënë që s’kanë pasur shqetësime por kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur. Mbetet për tu parë. I kemi adresuar të gjitha shqetësimet,”- tha Celibashi ndër të tjera.

Ç’tha Tabaku më herët?

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte e pranishme ditën e sotme në zonën e Vorës, prej nga ka deklaruar se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë. Tabaku tha se PD dërgoi njerëz të trajnuar për votimin elektronik në Vorë, edhe pse ligji e parashikon që anëtarët e QV-ve duhet të jenë banorë të njësisë administrative ku votohet, por nuk janë duke luajtur rolin e tyre. 

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll