Politike

Zgjedhjet/ Deklarata e Kim, ambasadori gjerman: Kush voton kë, është çështje e elektoratit

6 Mars 2022, 11:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Deklarata e Kim, ambasadori gjerman: Kush voton kë,

SHKODËR– Ambasadori gjerman Peter Zingraf ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër, aty ku deklaroi se po shikon situatën e tanishme të zgjedhjeve.

Zingraf u shpreh se nuk ka deri më tani sinjalizime për shit blerje të votës. I pyetur mbi deklaratën e ambasadores amerikane për personat non grata, Zingraf tha se kush voton për kë është çështje e elektoratit. Kjo ishte përgjigja e tij, pas pyetjes se a ndante të njëjtim mendim me Yuri Kim, që shqiptarët të mos votojnë për kandidatë që mbështeten nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha.


“Nuk dua të komentoj rreth këtij fakti, se kush voton për kë është cështje e elektoratit.” u shpreh Zingraf.

Ai shtoi se ardhja e tij në Shkodër ishte e rastësishme.

Unë jam kureshtar të shikoj se si është atmosfera e zgjedhjeve, duke qënë se janë të pjesshme. Mendoj se është një situatë e mirë deri më tani. Ardhja ime në Shkodër është e rastësishme, nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Pas zgjedhjeve të vitit të shkuar ka pasur raporte të ndryshme por lutemi që të ketë reagime ligjore. Për zgjedhjet aktualet s’kam pasur ndonjë informacion.’

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike peter zingraf zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 peter zingraf zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll