Politike

VD-Përfaqësuesi i PS,Salianji: PD duhet të propozonte anëtarët, e vetmja shkelje nga Tabaku

6 Mars 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-Përfaqësuesi i PS,Salianji: PD duhet të propozonte

TIRANË– Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë komisioni në Vorë nuk është shkelje e ligjit. Salianji tha se nuk e kupton aspak padinë që ka ngritur Tabaku, e se ajo që ka bërë PD është allogjike.


“Kjo problematikë e ka gjetur zgjidhjen nga vendimi i Komisionerit, por ende PD-ja mund të dërgojë anëtarët e saj. Gjithsesi, tashmë procesi është ligjor, me 5 anëtarë. Për Bashkinë e Vorës do të ketë një numërim shumë të shpejtë, pasi procesi është elektronik.Nuk e kuptoj pse bëhet kjo padi. Nëse ka pasur shpërdorim në këtë proces, ka qenë shkelja e heshtjes zgjedhore që ka bërë zonja Tabaku me deklaratat e saj. Kallëzimin nuk kanë pse ta bëjnë, është alogjik. Ata duhet të dërgojnë komisionerët dhe kaq”.- tha ai.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll