Politike

U zu me grushta në Durrës? Jamarbër Malltezi sqaron sherrin: U sqaruam…

6 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
U zu me grushta në Durrës? Jamarbër Malltezi sqaron sherrin: U

DURRËS-Një incident raportohet se ka ndodhur në zonën e Spitallës në Durrës ku po votohet për bashkinë e këtij qyteti. I përfshirë në sherr ishte dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duket se kërkon që të ndjekë nga afër të gjithë procesin. Në një prononcim për Fax News, Malltezi tha se shkoi në Spitallë pas informacioneve se militantë të PS po u bënin presion zgjedhësve. Ai gjithashtu pranoi përplasjen, por shtoi se nuk ishte konfliktuar fizikisht por vetëm verbalisht.

Sipas Malltezit këtë qendër votimi kishte shumë anëtar të PS-së, ndërkohë nuk kishte punonjës policie dhe në mometin që ishte konfiktuar me ta i kishin marrë telefonin. Kjo sepse ai kishte nisur të filmonte me telefon, pasi anëtarët e PS nuk dilnin nga qendra e votimit dhe me pas një prej tyre dhe i kishin fshirë videon e regjistruar.

“Jemi në Spitallë, PS ushtron presion ndaj votuesëve. Shkuam të verifikojmë situatën, militanët të PD nuk na lejuan. Patëm konflikt verbal por më pas u sqaruam. Nuk bëhet fjalë për goditje, por më morën telefonin,”- tha Jamarbër Malltezi.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jamarbër malltezi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 jamarbër malltezi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll