Politike

Zgjedhjet e pjesshme vendore,deri në orën 12:00,pjesëmarrja mezi shkon në 15%! Dibra rekord

6 Mars 2022, 11:53 Nga DOSJA

TIRANË– Procesi i votimit në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë ka nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit. Sipas KQZ, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 14.91%, teksa kanë raportuar 624 nga 942 Qendra Votimi në total. Rezulton se deri më tani qytetarët e Dibrës, të cilët kanë pjesëmarrjen më të lartë, 19.73%. Dibra ndiqet nga Lushnja, me diferencë shumë të vogël, pasi në Lushnje pjesëmarrja është 19.63.

Në Shkodër kanë dalë për të votuar 13.68% e qytetarëve me të drejtë vote; në Rrogozhinë, 17.91%; ndërsa Vora, e vetmja bashki ku po aplikohet votimi elektronik, interes për të votuar deri më tani kanë shfaqur 19.17% e qytetarëve me të drejtë vote.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll