Politike

LUSHNJE/ Fletët e votimit hidhen në kutinë e materialeve, kryetarja e KZAZ: S’ka problem

6 Mars 2022, 08:22 Nga DOSJA
LUSHNJE/ Fletët e votimit hidhen në kutinë e materialeve,

LUSHNJE– Problemet e para për zgjedhjet e pjesshme vendore janë shfaqur në Qendrën e Votimit 28891 në Savër. Në listën fizike emërore mungojnë 20 emra të votuesve si dhe është raportuar se janë hedhur fletët e votimit në vendin e gabuar, në atë të kutisë së materialeve zgjedhore. Komisioni kërkoi të nxjerrë median jashtë nga qendra e votimit.

Kryetarja e Komisionit e cilësoi këtë si një gabim zgjedhor. Ajo se media po pengon procesin dhe se po procedohet normalisht dhe nuk ka asnjë problem.

“Nuk më keni marrë dhe nuk më keni thënë mua gjë, në KZAZ nuk është raportuar. Është i zgjidhur si problem. Votuesit janë duke e bërë. PEI vazhdon. Është mbajtur një procesverbal. Për kutinë, është mbajtur një procesverbal, nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që kodet janë të rregullta”, tha kryetarja e KZAZ.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet e pjesshme vendore/Nis votimi, probleme në zonat e thella, Rama: Votoni!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll