Aktualitet

Tragjedi në mesnatë në Milot! Policia jep detaje nga aksidenti: E plagosur një 34-vjeçare

6 Mars 2022, 07:52 Nga DOSJA
Tragjedi në mesnatë në Milot! Policia jep detaje nga aksidenti: E

MILOT- 4 qytetarë janë viktima të një aksidenti tragjik që ka ndodhur pak pas mesnate në aksin Fushë-Kruje-Milot, ku dy makina janë përplasur gjatë mesnatës. Sipas Policisë së Shtetit, 4 persona kanë ndërruar, ndërsa e lënduar ka mbetur vetëm 34-vjeçarja e identifikuar me incialet R.H.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A. Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Fushë-Milot! Vdesin 4 persona, mes tyre dy adoleshentë, e plagosur një grua

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe milot tragjedi ne milot aksident ne fushe milot tragjedi ne milot

Sondazh

Poll