Aktualitet

Sherr me grushta në urbanin e Tiranës, dy të rinjtë rrahin faturinon, ndërhyn me urgjencë policia

7 Korrik 2019, 09:02 Nga DOSJA
Sherr me grushta në urbanin e Tiranës, dy të rinjtë rrahin

TIRANË- Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë Rrugore në Tiranë, pasi kanë dhunuar fizikisht një faturino. Mësohet se sherri ka nisur në linjën e urbanit Kombinat- Kinostudio.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në  Tiranë, të cilët kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore dhe më pas u arrestuan. 

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Punonjësit e Policisë rrugore ndërhyjnë për të parandaluar një konflikt në një  autobus të linjës  Kinostudio-Kombinat.

Gjatë ndërhyrjes , punonjësit e  policisë rrugore janë kundërshtuar me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por neutralizohen dhe vihen në pranga.

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy shtetas  që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore  që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre. 

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por   dy shtetasit  A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në  Tiranë, kundërshtuan  me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona linja e urbanit kombinat-kinostudio sheri ne urbanin e tiranes tirane arrestohen dy persona linja e urbanit kombinat-kinostudio sheri ne urbanin e tiranes tirane

Sondazh

Poll