Aktualitet

“KMSH u kap nga Gylenistët, s’jam ushtar i askujt”, akuzat që lëshoi 4 muaj më parë Ylli Gurra

7 Korrik 2019, 07:43 Nga DOSJA
“KMSH u kap nga Gylenistët, s’jam ushtar i askujt”,

Tiranë- 4 muaj pasi hodhi akuzat se zgjedhjet për kreun e KMSH-së, u shkarkua edhe nga detyra si Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.  Lajmi është mbajtur i fshehtë nga KMSH, pasi ai është shkarkuar që më 28 qershor. Në vend të tij është vendosur Lauren Luli.

Akuzat për Gylenistët:

Pas zgjedhjeve të kreut për kreun e  KMSH-së, ku u zgjodh Bujar Spahiu, Ylli Gurra, doli kundër duke e quajtur një farsë këto zgjedhje. Gurra tha se  KMSH-ja u kap nga gylenistët dhe nga organizma të tjera. (lexo këtu)

“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH-së mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”, tha ndër të tjera ai.

Sipas tij, zanafilla e kësaj kapje ishte që në 8 mars të 2014, kur KMSH u katapultua nga këto organizma okult një kryetar.

“Në presionin e atëhershëm, tani iu imponua një titullar i cili në 5 vite jo vetëm ne por edhe ju keni pa asgjë në komunitet, humbje të tërë pronësish duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar myftininë Tiranë, pra pasoja për jetën dhe mbijetesën e shërbëtorëve të parë, hoxhallarët nga Tirana e në cdo myftini tjetër. Pas kësaj, kemi një faturim mbi KMSH të barrëve që nuk i takojnë, edhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti”, deklaroi disa muaj më parë Gurra.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat e ylli gurrës shkarkohet ylli gurra akuzat e ylli gurrës shkarkohet ylli gurra

Sondazh

Poll