Aktualitet

Shkarkohet myftiu i Tiranës Ylli Gurra, KMSH mban të fshehtë lajmin, prapaskenat e largimit nga posti

7 Korrik 2019, 06:13 Nga DOSJA
Shkarkohet myftiu i Tiranës Ylli Gurra, KMSH mban të fshehtë

Tiranë- Më 28 qershor është shkarkuar nga detyra myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, por lajmi është mbajtur i fshehtë. Burime për Dosja.al konfirmojnë se Gurra është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi.

Mësohet se pas largimit nga detyra e rëndësishme Gurra, ka marrë postin si Këshilltar i Kryetarit të KMSH-së, një post që nuk ekzistonte më përpara, e që me shumë gjasa do shkrihet shumë shpejt.

 

 

Gurra më 2 mars ishte pjesë e garës për kreun e KMSH-së, ku nuk mundi të dilte fitimtar, pasi fitoi Bujar Spahiu. Këto zgjedhjet Gurra nuk i njohu dhe u shpreh se u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre.

Tashmë myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Tiranë.  Më parë ka mbajtur detyrën si imam, myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kmsh mban të fshehtë lajmin lauren luli myftiu i tiranës shkarkohet ylli gurra kmsh mban të fshehtë lajmin lauren luli myftiu i tiranës shkarkohet ylli gurra

Sondazh

Poll