Aktualitet

“Pa shkollë profesionale”, historian ngre shqetësimin: Kur do largohen oficerët e sigurimit sipas Vettingut

6 Korrik 2019, 20:25 Nga DOSJA
“Pa shkollë profesionale”, historian ngre shqetësimin: Kur

TIRANË– Historiani Kastritot Dervishi ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale. Ai shkruan se pop ret largimin e oficerëve të Sigurimit nga Policia, Garda dhe SHÇBA-ja, sipas ligjit të Vettingut, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Në një status në rrjetet sociale Dervishi shkruan se bazuar në lgj, nuk ka nevojë për verfikime të hollësishme për të larguar këta ofeicerë pasi ata janë regjistruar me disa dokumente dhe dihet se çfarë arsimi apo kushtesh profesionale kanë.

Historian thekson më tej se verifikimi i diplomave të oficerëve të sigurimit nuk zgjat më shumë se një javë.

Statusi i Kastriot Dervishit

Kur do shohim largimin e oficerëve të Sigurimit nga Policia, Garda dhe SHÇBA-ja, sipas ligjit të vetingut?

Kanë kaluar kaq kohë nga miratimi i ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së në Ministrinë e Brendshme”, miratuar nga Kuvendi më 5.3.2018, ndryshuar së fundmi vetëm për nivelin e komisioneve të vlerësimit. Sipas këtij ligji oficerët e Sigurimit të Shtetit, (që janë edhe pa arsim policor, pra nuk plotësojnë as kushtin profesional) duhet të largohen menjëherë nga detyra. Ligji nuk kërkon verifikime të hollësishme.

Pavarësisht se kanë vendosur përkufizim (nenet 3 dhe 38) me karakter idiot për “anëtarët”, “bashkëpunëtorët” dhe të “favorizuarit” (pjesë speciale e imagjinatës së atyre që e kanë shpikur apo parë në ëndërr) e Sigurimit të Shtetit, në një kohë që duhej vendosur thjesht për oficerët e nënoficerët (legalë dhe ilegalë) dhe rrjetin sekret (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues).

Ligji i vetingut vendos se për këtë duhet referuar ligji 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit në RPSSH”. Në këtë ligj, nuk gjendet asnjë rresht me përkufizimin “anëtar i Sigurimit”. Kësisoj, ideatorët e dy ligjeve, janë të dënuar të bëhen objekt i talljeve nga cilado anë që do i vijnë ato.

Për të qenë më konkret, Policia e Shtetit, Garda, SHÇBA-ja kanë një numër jo të vogël oficerësh sigurimi. Në bazë të ligjit 12/2018, verifikimi i diplomave të tyre, nuk zgjat më shumë se një javë. Të dhënat janë edhe elektronike. Pra vetë Policia nga dosjet e personelit dhe Akademia e Policisë i kanë informacionet 100% se kush janë oficerët me shkollë Sigurimit. Po ashtu, Policia ia llogarit si “vite pune”, kohën e shkuar, për të cilën pyet një institucion tjetër sikur nuk di gjë. ??Nuk ka nevojë t’i hyjë një procedure gjasme “verifikuese”. E bukura është se Autoriteti “vendos” me akt administrativ të informojë Policinë se filan oficer ka mbaruar shkollën e Sigurimit, a thua se Policia nuk e di këtë fakt. Ndërsa Policia e kërkon shtojcën e informacionit pa akt administrativ. ?????

Po ashtu, rastet kur elementë të veçantë me zhul Sigurimi kanë marrë “pastërtinë” nga komisioni “Bezhani”, nuk mund të përbëjnë precedentë për mosverifikimin tyre. Në rast se komisioni “Bezhani” ka falsifikuar dokumente, do të thotë se sot përdorimi i dokumenteve të tilla përbën vepër penale. Pra, verifikimi duhet kryer pavarësisht vendimmarrjes së mëparshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot dervishi oficeret e sigurimit vetingu në polici kastriot dervishi oficeret e sigurimit vetingu në polici

Sondazh

Poll