Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër

7 Korrik 2019, 08:50 Nga DOSJA
Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 59-vjeçari në

GJIROKASTËR- Një 59 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. I arrestuari është shtetasi me iniciale I.M., 59 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Sipas njoftimit të policisë 59-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër shtetas tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit:

I.M., 59 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi:

Në afërsi të fshatit Picar ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.R. (i arrestuar në flagrancë në datë 24.05.2019) tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person gjirokaster kultivim kanabisi arrestohet nje person gjirokaster kultivim kanabisi

Sondazh

Poll