Aktualitet

Kush është myftiu Ylli Gurra miku i Veliajt, që synoi kreun e KMSH-së, lidhjet e forta me politikën

7 Korrik 2019, 06:38 Nga DOSJA
Kush është myftiu Ylli Gurra miku i Veliajt, që synoi kreun e

Tiranë- Ylli Gurra, myftiu i Tiranës është shkarkuar nga detyra. Lajmi është mbajtur i fshehtë nga KMSH, pasi ai është shkarkuar që më 28 qershor nga kjo detyrë. Në vend të tij është vendosur Lauren Luli.

Kush është Ylli Gurra? 

Ylli Gurra pak muaj më parë, më muajin mars garoi për kreun e KMSH-së, por nga kjo garë fitimtar doli vetëm Bujar Spahiu, ai mori vetëm 26 vota. Pas këtij rezultati Gurra akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre.  Ai tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.

 

 

Duhet të themi se ai ka lidhje të forta në Partinë Socialiste. Gjatë zgjedhjeve për kreun e KMSH-së, Taulant Balla dhe Flamur Golemi, deputet i Gjirokastrës lobuan që të merrte këtë post të rëndësishëm Gurra por nuk doli dot fitimtar.

Po kështu ai njihet për marrëdhënien e ngushtë me, Erion Veliajn, njihet si miku i kreut të Bashkisë. Nuk kanë qenë të pakta edhe daljet e tij publike me Veliajn teksa kanë mbjellë pemë nëpër Tiranë, apo shpesh janë parë edhe bashkë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet profil ylli gurra shkarkohet ylli gura profil ylli gurra shkarkohet ylli gura

Sondazh

Poll