Aktualitet

Zjarri në Bashkinë e Durrësit, Dako: S’ka shkaktuar asnjë dëm

6 Korrik 2019, 21:04 Nga DOSJA
Zjarri në Bashkinë e Durrësit, Dako: S’ka shkaktuar

DURRËS– Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reguar disa orë pasi kati i parë i Bashkisë së Durrësit u përfshi nga flakët. Në një status në rrjetet sociale, Dako shkruan se flakët nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material.

Ai falenderon zjarrfikëset për ndërhyrjen e shpejtë dhe më pas thekson se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë elektrike.

Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabuli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë,”– shkruan kryebashkiaku DAKO.

Kati i parë i Bashkisë së Durrësit u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Zjarri kishte filluar nga një shkëndijë elektrike në bodrumin e godinës dhe më pas ka avancuar në katin e parë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vangjush dako zjarri ne bashkin e durresit vangjush dako zjarri ne bashkin e durresit

Sondazh

Poll