Politike

Mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë?Kim: Fushatë ruse dezinformimi e mbingarkuar

4 Mars 2022, 19:18 Nga DOSJA
Mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë?Kim: Fushatë ruse

TIRANË – Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim reagoi ashpër pas pretendimeve të presidentit rus Vladimir Putin se në Ukraiën po luftojnë mercenarë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe Siria kundër forcave ruse. Në një status në “Twitter”, përfaqësuesja e SHBA në vendin tonë shton se Rusia po bën fushatë dezinformimi për të hequr vëmendjen e opinionit publik botëror nga e vërteta, e cila është sipas saj, se Moska ka kryer një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj Ukrainës. Kim bashkoi qëndrimin e SHBA me atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

STATUSI I AMBASADËS SË SHBA NË SHQIPËRI:
Fushata ruse e dezinformimit është e mbingarkuar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.

Russian disinformation campaign is in overdrive. These are lies designed to soë doubt & distract from the truth, ëhich is that Russia has invaded Ukraine, that Russia is engaged in a premeditated, unprovoked, unjustifiable assault of another sovereign nation. https://t.co/77KaoUIëoT

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 4, 2022

SHIKO DHE KËTË:

Putin iu ankua Scholz për mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë, MPJ: Gënjeshtër e përsëritur!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike vladimir putin yuri kim vladimir putin yuri kim

Sondazh

Poll