Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, LETËRPOROSI në Rusi për t’u njohur me kartelat e viktimave

5 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, LETËRPOROSI në Rusi për

QERRET– Vdekja misterioze e 4 rusëve në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës ende nuk është zgjidhur edhe pse kanë kaluar muaj që kur familja u gjet e pajetë në pishinën e hotelit. Të gjendur para një situate që nuk e kishin hasur më parë, prokurorët e Kavajës janë detyruar që të kërkojnë ndihmë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Rusia.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se përmes dy letërporosive, prokurorët e Kavajës, kërkojnë që të zgjidhin enigmën e vdekjes së 4 anëtarëve të familjes ruse, e gjithashtu kërkojnë takime konsultative me të gjithë ekspertët mjeko-ligjorë, e po ashtu duan të njihen edhe me kartelat mjekësore të katër viktimave.

“E gjitha kjo është kërkuar me qëllimin e vetëm për të mësuar diçka më tepër rreth të kaluarës së shëndetit të secilit prej viktimave, të cilën humbën jetën papritur dhe në mënyrë të menjëhershme,”-thanë burimet pranë prokurorisë.

Tanimë prokuroria e Kavajës është në pritje të përgjigjes nga Moska, ndërsa një tjetër përgjigje kërkohet dhe nga autoritet e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Kjo pasi një natë para se të ndëronin jetë, 4 rusët kanë qënë në territorin e Maqedonisë së Veriut për turizëm. Hetuesit e çështjes duan informacion mbi vendet ku kanë qëndruar, ushqimin që kanë konsumuar, hotelin ku kanë fjetur dhe personat që mund të kenë takuar 4 shtetasit rusë.

Dyshimet e para që vijojnë të mbetet ende asfiksia nga prezenca e monoksidit të karbonit në zonën ku qëndronin rusët, e cila dyshohet se është shkaktuar nga kaldaja e hotelit. Sas një ekspertize të përpiluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkaku fillestar i humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse prania e monoksidit të karbonit në mushkëri, në masën mbi 75 për qind. Megjithatë nuk përjashtohet asnjë pistë tjetër për vdekjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret qerret 4 ruset e vdekur ne qerret qerret

Sondazh

Poll