Aktualitet

Rritja e çmimeve, Resuli: Depozitojmë te Autoriteti i Konkurrencës kërkesën për hetim

5 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, Resuli: Depozitojmë te Autoriteti i

TIRANË– Sipërmarrësi dhe eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka lajmëruar se ditën e hënë shoqata “Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendore” do të depozitojë një kërkesë për hetim për tregun e Karburanteve. Resuli, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës bën të ditur se padia do të depozitohet ditën e hënë pranë Autoritetit të Konkurrencës.

POSTIMI:

Ne cilesine e kryetarit te shoqates “Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendore” deshiroj te informoj opinion publik, konsumatoret shqiptare si dhe prodhuesit vendore, se diten e hene, do te depozitojme prane Autoritetit te Konkurrences nje kerkese per hetim te thelluar ne tregun e karburanteve ne Shqiperi. Ne si shoqate dhe une si person e kam paralajmeruar prej kohesh ne qendrimet tona si ne media ashtu dhe ne rrjete sociale, kete situate qe po kalojme. Eshte koha te kalojme nga fjalet ne vepra. Eshte koha qe shteti te veproje. Ne te kundert na takon ne si qytetare te veprojme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli ervin resuli

Sondazh

Poll